Mehmet Bogujevci po mendon thellë!

Boksi

Mehmet Bogujevci po mendon thellë!

Nga: Kemajl Goca Më: 27 maj 2021 Në ora: 14:51
Mehmet Bogujevci po mendon thellë!

Legjenda e boksit të Kosovës, Mehmet Bogujevci, nënkampion i botës në vitin 1978 në boksin amator, po mendon thellë gjatë këtyre ditëve. 

Siç merret vesh, Bogujevci po i shqyrton disa gjëra që kanë të bëjnë me boksin dhe jetën e tij private! 

Bogujevci është sekretar i përgjithshëm i Federatës së Boksit të Kosovës.  

Flitet e përflitet se ai po mendon thellë, se a ka nevojë ende boksi që ai të jetë sekretar i përgjithshëm apo t’ia lë lëshojë vendin dikujt tjetër! 

Kjo është dilema të Bogujevci, kjo e ka shtyrë që të mendoj thellë sepse do që ta lë boksin në duart e sigurta dhe të shëndosha! 

Pritet së shpejti Bogujevci të jap edhe mendimin final, do të vazhdojë apo jo si sekretar i përgjithshëm.

Është njeri i vendosur, i fortë si guri, numëron 70 vite dhe gjithmonë kërkon që boksi të arrijë në nivele më të larta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat