Momenti i “ariut shqiptar”!

Boksi

Momenti i “ariut shqiptar”!

Më: 28 maj 2021 Në ora: 11:24
Momenti i “ariut shqiptar”!

"Ariu shqiptar” Reshat Mati do të rikthehet në arenën e boksit të shtunën në mbrëmje.

Përballë tij djaloshi shqiptar do të ketë Ryan Pino nga Kuba, i cili ka një rekord të kënaqshëm me 8 fitore, 6 humbje dhe 2 barazime. Ndërsa Reshat Mati ka një rekord fantastik pa humbje, përkatësisht me 9 fitore dhe 0 humbje.

Kjo ndeshje do të jetë vendimtare për Matin, i cili nëse arrin të fitojë mund të përballet me kundërshtarë të cilët kanë një emër të madh në boks. Në ndeshjen e kaluar, 22 vjeçari arriti të fitojë me KO edhe pse dëmtoi të dyja duart gjatë raundeve.

Luftëtarët shqiptarë si Deniz Buzukja dhe Florian Marku i kanë uruar fat shqiptarit që mbron ngjyrat kuqezi. Gjithashtu dhe këngëtari i mirënjohur, Capital T, i cili njihet për adhurimin që ka për artet e luftuara, ka shprehur për mbështetjen ndaj Matit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat