Taylor dikur rrihej me Gashin e Prishtinës, sot është kampion i padiskutueshëm në botë 

Boksi

Taylor dikur rrihej me Gashin e Prishtinës, sot është kampion i padiskutueshëm në botë 

Nga: Kemajl Goca Më: 30 maj 2021 Në ora: 14:59
Taylor

Boksieri nga Britania e Madhe, Josh Taylor, është kampion i padiskutueshëm i botës, pronar i titujve WBC, WBA, IBF dhe WBO në peshën super të lehtë.  Taylor së fundi shkatërroi Jose Ramirezin.

Cila është e veçanta e këtij boksierit të famshëm?

Ish boksieri i Prishtinës dhe i Kombëtares së Kosovës, Gazmend Gashi, para tetë viteve boksoi kundër Josh Taylor. Një kujtim nga meçet me përfaqësuesen e Kosovës, shtatë vite kampion i Kosovës me gjeneratat e ndryshme, së bashku me vëllain e tij binjak, Arianin, dhe disa garues të tjerë me emër të pasluftës.      

Image

Rezultatet 2013

Pikërisht me 9 nëntor të vitit 2013 në Shkup të Maqedonisë, në garën e njohur si “Gongu i Artë“. 

Një përballje në kategorinë 64 kg, që ishte shumë e fortë dhe të cilën e ka fituar Taylori.  

Taylor nga amatorizmi kaloi në profesionalizëm dhe sot është në maje të boksit botëror.

Image

Gazmend Gashi

Gashi është tërhequr nga garat aktive, shkaku i kushteve jo të mira para 6 viteve, në kohën më të mirë, si sportist në moshën 22 - vjeçare, shkaku i punës dhe edukimit sportiv universitar.

Ai sot punon (Kfor/Ecolog) dhe si edukator dhe pedagog në një “Akademi të sporteve marciale Fight Factory” me partnerin Butrint Ejupi.

Image

“Ne si garues elitar, në shumë gara të mëdha nuk na është ofruar përkrahje financiare, dhe në disa vende të cilat nuk na kanë njohur si shtet na është penalizuar pjesëmarrja.

Prandaj inkurajoj të gjithë nxënësit dhe garuesit perspektivë të punojnë pa u ndalur më përkushtim të madh, që sakrifica gjatë viteve të jep fryt e të shpërblehet në fund”, thotë Gashi. 

Gashi sot kujton vitin 2013 dhe e sheh Taylorin se është në maje të boksit botëror, është një ndjenjë e veçantë.

“Ishte një finale interesante në vitin 2013 dhe kam pësuar humbje nga Taylori.

Megjithatë luftova fortë dhe me pak fat do të triumfoja.

Taylor sot është kampion i padiskutueshëm në botë”, tha Gashi për gazetën “Bota sot”. 

Po t’i kishte Gashi kushtet e Taylorit sot do të ishte në të njëjtin rang, që besa edhe më i mirë. 

Edhe në Federatën e Boksit të Kosovës e pranojnë se Gashi ka qenë talent i madh.

Kosova dhe komuniteti i boksit e kanë humbë një talent të madh në mungesë të mjeteve financiare. Kjo është e pafalshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat