Donjeta Sadiku në formë, e gatshme për Paris

Boksi

Donjeta Sadiku në formë, e gatshme për Paris

Nga: K.G. Më: 30 maj 2021 Në ora: 22:42
Donjeta Sadiku në të majtë

Boksierja e Kombëtares së Kosovës ka zhvilluar përgatitjet tash e disa ditë dhe është në formë të mirë para sfidave të mëdha. 

Donjeta synon pikë olimpike. Drejtuesi e Federatës së Boksit të Kosovës, shpresojnë se do të arrihet qëllimi.  

“Donjeta Sadiku është në formë të mirë për kualifikimet për Lojërat Olimpike që do mbahen nga 4-8 qershor në Paris të Francës.

Donjeta së bashku me kampionen botërore Stanimira Petrova, trajneren Marjola Sallauka dhe nën mbikëqyrjen  e trajnerit kampionit Olimpik Petar Lesov, zhvilluan përgatitje 10 ditore dhe janë të gatshëm që të luftojnë për kualifikimet, të arrijnë normën Olimpike dhe të jenë pjesëmarrës në LO Tokio 2020”, thuhet në njoftimin e Federatës së Boksit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat