Kallashi pret te godas rëndë serbin

Boksi

Kallashi pret te godas rëndë serbin

Më: 1 qershor 2021 Në ora: 13:30
Kallashi pret te godas rëndë serbin

Boksieri i “ArenaRing Management Promotion”, Aleksandër Kallashi, këtë fundjavë në Augsburg të Gjermanisë do të zhvilloj ndeshjen e tij të dytë në boksin profesionist, kurse kundërshtar i tij kësaj radhe do jetë serbin David Vuçineviç.

Edhe për këtë përballje Kallashi është shprehur se ndihet mirë dhe se pret fitore.

“Edhe për këtë ndeshje kam pas vështirësi për të zgjedhur sparingjet pasi jemi në kohë pandemie dhe në përgjithësi jam koncentruar të përgatitem në ambientet e klubit amë në Dortmund me trajnerët e mi.

Falënderoi menaxherin tim, Avdyl Salihu, që po më jep mundësinë për të ndeshur dhe shpresoj se do ti falënderohem atij më një fitore të shpejt dhe të sigurte”, tha Kallashi.

Ndryshe, Kallashi nga tani do të paraqitet nën licencën e BDB Gjermane por gjithnjë do të jetë i veshur nën petkun e flamurit shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat