Martohet sportisti i njohur i Kosovës, me nuse jeton në Gjermani

Boksi

Martohet sportisti i njohur i Kosovës, me nuse jeton në Gjermani

Nga: Kemajl Goca Më: 4 qershor 2021 Në ora: 19:36
Martohet sportisti i njohur i Kosovës, me nuse jeton në Gjermani

Ish boksieri i Prishtinës, Arian Gashi, njëherësh ish anëtari i kombëtares së Kosovës, është martuar me Jetmiren.

Gashi është i lumtur që e ka gjetur princeshën që e ka ëndërruar. 

Ai në fillim të muajit maj e ka organizuar ceremoninë e dasmës, një dasmë të vogël dhe sipas rregullave që e ka lejuar protokolli i Ministrisë së Shëndetësisë.

Image

“Edhe pse viti i koronës ishte vit i vështirë për të gjithë, për mu mund të them që ishte viti më i miri, pasi që më solli bashkudhëtaren e jetës.

Jam martuar me Jetmiren.

Ajo nuk është sportiste me profesion, mirëpo me shoqëron mua në kohën e lirë dhe e kam përkrahjen maksimale. 

Image

Vitin e kaluar me 9 gusht 2020 e kemi bë fejesën, ndërsa me 10 gusht kurorëzimin. Sivjet, në vitin 2021, me 1 maj edhe martesën, po ashtu tani është bërë banore e Gjermanisë dhe jemi bashkuar e jetojmë së bashku në Dyseldorf të Gjermanisë”, tregon Gashi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat