Kabayel fiton sfidën, ku pati tensione e u hodhën karriget! Ja çfarë tregon shqiptari

Boksi

Kabayel fiton sfidën, ku pati tensione e u hodhën karriget! Ja çfarë tregon shqiptari

Nga: Kemajl Goca Më: 6 qershor 2021 Në ora: 13:52
Pamje nga hedhja e karrigeve, foto Eroll Popova

Mbrëmë në Magdeburg të Gjermanisë, boksieri Agit Kabayel fitoi me vendim unanim (12 runde) 119:110, 118:111, 118:111) ndaj Kevin Johnson. 

Pas përfundimit të meçit të peshave të rënda, pati skena të pahijshme në një ngjarje që nuk boksoi asnjë shqiptar.

Fotoreporteri i mirënjohur shqiptar, Eroll Popova, ishte në këtë mbrëmje të madhe. 

Image

Ai tregon për gazetën kombëtare "Bota sot", se ka pasur disa skena të pahijshme nga ana e publikut, ku “Security” ka ngrënë dajak pasi është munduar me e ndal turmën, pasi që trajneri i Johnsonit, gjermani ia çoj gishtat tifozerisë, aty edhe u elektrizua situata.

Image

Në këtë ngjarje ka pasur edhe hedhje të karrigeve por fatmirësisht nuk ka pasur ndonjë të lënduar rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat