Kjo sfidë e tretë pritet me shumë interes

Boksi

Kjo sfidë e tretë pritet me shumë interes

Më: 10 qershor 2021 Në ora: 11:02
Kjo sfidë e tretë pritet me shumë interes

Më 15 qershor, boksieri britanik Tyson Fury dhe ai amerikan Deontay Wilder do të zhvillojnë një konferencë për mediat në Los Anxhelos, në prag të duelit të tretë mes tyre, që do të zhvillohet më 24 korrik, në Las Vegas.

Kjo konferencë për shtyp organizohet për të promovuar sfidën mes dy boksierëve, duel i vlefshëm për titullin kampion bote në peshën e rëndë (kategoria WBC), që mbahet nga Fury.

Fury, 30 fitore, 1 barazim e 0 humbje, do të mbrojë për herë të parë titullin fituar në shkurt të 2020-ës ndaj Wilder (42 fitore, 1 humbje, 1 barazim). Ndërsa dueli i parë zhvilluar në dhjetor të 2018-ës u mbyll në barazim.

Kjo sfidë e tretë pritet me shumë interes nga fansat, dy boksierë që prej kohësh kanë nisur të thumbojnë njëri-tjetrin në rrjetet sociale. Për pasojë edhe konferenca për shtyp pritet të jetë e zjarrtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat