Federata e Muaythai të Kosovës mbylli me sukses turneun ndërkombëtar "Smajl Haradinaj", të mbajtur për dy ditë radhazi në Deçan.
Krahas garuesve tanë, të cilët patën paraqitje të mirë, pjesëmarrës në turne ishin edhe garues nga Shqipëria, Mali i Zi, Hungaria, Bullgaria, Izraeli dhe Lituania.
Beg Bushati (63 kg) ishte më i suksesshmi nga garuesit tanë.
Fituesit e Medaljes të këtij turneu janë:
Bujar Hekuri-Shqipëri (48kg )
Beg Bushati-Kosovë (63kg)
Martin Petnov-Bullgari (67kg)
Valentin Aleks-Hungari (63kg)
Spetn Norembert Atilia-Hungari (67kg)
Kristjan Georgiev-Bullgari (71kg)
Teodor Gavrilov-Bullgari (75kg).
Aleksandër Kapanace-Luthianija- Çifti më luftarak
Bujar Hekuri-Shqipëri- Çfti më luftarak
Fituesi i Kupës më i miri vendas, është: Beg Bushati-Kosovë
Fituesi i Kupës, Tekniku më i miri, është: Itai Gayer-Izrael
Fituesi i Kupës më i miri i gjithë turneut është: Speten Norbert Atilia-Hungari
Ndërsa shteti fitues me më së shumti medalje në këtë turne është: Bullgaria me 3 Medalje të arta!