Brahimi në mbrojtje të Besart Pirevës: Turpi i gjyqtarëve 

Boksi

Brahimi në mbrojtje të Besart Pirevës: Turpi i gjyqtarëve 

Nga: Kemajl Goca Më: 19 qershor 2021 Në ora: 23:50
Brahimi në mbrojtje të Besart Pirevës: Turpi i gjyqtarëve 

Boksierit Besart Pirevës (81 kg) iu bë e padrejtë e madhe, shkurt e shqip me hile nga gjyqtarët në Kampionatin Evropian U-22, që po mbahet në Itali.

Me këtë rast ka reaguar edhe trajneri Besim Brahimi.  Në fakt, Pireva është potencial i madh i boksit të Kosovës dhe po investuan me mend  Federata e Boksit e Kosovës, ky djalosh mund të arrijë në maja ndërkombëtare. 

“Ujku im ti sot tregove se je një prej boksierëve më të mirë në Evropë, po turpi i gjyqtarëve u tregu në Kampionatin Evropian U-22.

Ju e shkatërruat kundërshtarin dhe ta humbën ndeshjen por ti je një djalë shumë punëtor dhe me karakter të madh.

Kjo ndeshje do të na bën edhe më të fortë dhe së shpejti unë me ty do të preki medaljet evropiane, botërore dhe Olimpike. Kam besim te ju”, ka shkruar Brahimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat