Latif Demolli është i vetmi gjyqtar në boksin shqiptar që po e ndanë drejtësinë në Kampionatin Evropian U-22, që po mbahet në Roseto të Italisë.
Demolli është prej gjyqtarëve më të vlerësuar në kampionat, në fakt është edhe një imazh i mirë edhe për sportin në përgjithësi të Kosovës.
Në Kampionatin Evropian po marrin pjesë 41 shtete me 300 boksierë, ndërsa Demolli ndihet krenar që i referon meçet kryesore.
Kosova mori pjesë me tre boksierë por u eliminuan, ndërsa me rezultate më së miri doli Besart Pireva në kategorinë 81 kg, por u dëmtua nga gjyqtarët.
Demolli ka vite që referon në nivelet të larta dhe ka një reputacion të veçantë po ashtu edhe në këtë kampionat.