McGregor premton ti japë fund nëse humb

Boksi

McGregor premton ti japë fund nëse humb

Më: 6 korrik 2021 Në ora: 21:38
McGregor premton ti japë fund nëse humb

Vetëm pesë ditë na ndajnë nga ndeshja më e madhe në historinë e arteve marciale, Conor Mcgregor-Dustin Poirier 3, e cila pritet të kalojë dhe shikueshmërinë e Conor ndaj Khabib.

Humbja dramatike e irlandezit ndaj amerikanit në janar na drejtoi drejt sfidës së tyre të tretë, që do të mbahet në datën 10 dhjetor në Las Vegas Nevada.

Dustin Poirier deklaroi në intervistën e fundit se do t’i tregojë botës që fitorja e fundit ndaj Conor nuk ishte një rastësi dhe planifikon të fitojë përsëri me KO.

Nga ana tjetër Conor Mcgregor, nëse nuk arrin të fitojë me shumë mundësi pritet të dorëhiqet nga UFC dhe sporti i arteve marciale. Conor-Dustin do të jetë një nga triologjitë më të bukura që ka ndodhur në UFC dhe është e gjitha për tu shijuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat