Hearm: Unë e njoh atë, ai është njeri i besës

Boksi

Hearm: Unë e njoh atë, ai është njeri i besës

Më: 8 korrik 2021 Në ora: 12:00
Hearm: Unë e njoh atë, ai është njeri i besës

Më 24 korrik, në Las Vegas, do të zhvillohet dueli i peshës së rëndë në boks mes britanikut Tyson Fury, kampion i kategorisë WBC dhe amerikanit Deontay Wilder.

Kjo sfidë ndali në mes përgatitjet që Fury po bënte për të dueluar me patriotin e tij Anthony Joshua. Ky i fundit, më 25 shtator do të duelojë ndaj ukrainasit Oleksandr Usyk.

Duke folur për sfidën mes Fury dhe Wilder, menaxheri dhe promotori i njohur Eddie Hearn, tha: “Për mua është më e lehtë të organizoj një duel mes Joshua e Fury. Ndaj, ne shpresojmë që Fury ta fitojë këtë sfidë dhe të çojmë në fund atë që kishim nisur, një duel të madh mes dy boksierëve britanikë”.

“Unë kam marrëdhënie të mira me stafin e Fury, madje edhe me vetë boksirein. Unë e njoh atë, ai është njeri i besës.

Në kahun tjetër, ne temtuam dy herë të organizojmë një duel më Wilder dhe asgjë. Madje vetëm heshtje nga ana e tyre”, tha Eddie Hearn.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat