Fury – Wilder 3 do të shtyhet, ja arsyeja

Boksi

Fury – Wilder 3 do të shtyhet, ja arsyeja

Më: 9 korrik 2021 Në ora: 09:06
Fury – Wilder

Meçi ndërmjet Tyson Furyt dhe Deontay Wilder do të shtyhet.

Sipas “SkySports” meçi ndërmjet Deontay Wilder dhe Tyson Furyt i paraparë të mbahet në Las Vegas me 24 korrik do të shtyhet.

Arsyeja e shtyerjes është shpërthimi i COVID-19 në kampin e Tyson Furyt ku sipas raportimeve 10 persona nga stafi i tij kanë rezultuar pozitivë me virusin.

Sipas “ESPN” edhe Fury ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Tani meçi do të mbahet në tetor dhe shpresa për një meç me Joshuan në këtë vit do të bie poshtë.

Fury ende nuk ka konfirmuar nëse ka rezultuar pozitiv, ndërsa nga ekipi i Wilder nuk kanë komentuar shtyerjen e meçit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat