Pak orë para meçit, deklaratë e çmendur

Boksi

Pak orë para meçit, deklaratë e çmendur

Më: 10 korrik 2021 Në ora: 22:13
Pak orë para meçit, deklaratë e çmendur

Konor MekGregor dhe Dastin Porier do të sfidojnë njeri-tjetrin në oktagon mbrëmjen e sotme në Las Vegas teksa kjo do të jetë ndeshja e tretë mes dy yjeve të UFC-së ku secili numëron nga një triumf.

Pas orë para sfidës, në peshimet zyrtare, MekGregor ka bërë një deklaratë e cila ka shokuar botën. Irlandezi u shpreh se do ta ‘’vrasë’’ në ring rivalin pasi sipas tij Porier nuk di çfarë është respekti.

‘’Ky njeri do të mësojë se nëse nuk e respekton mirësinë e një personi dhe e konsideron atë si një dobësi, duhet të paguaje.

Unë do e bëj atë të paguajë me jetën e tij. Ai do ketë vdekur në oktagon këtë mbrëmje”, u shpreh MekGregor.

Një deklaratë e bujshme e cila është bërë menjëherë virale në rrjetet sociale duke u komentuar shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat