​Khabib për McGregorin: Ai djalë është një kosh mbeturinash dhe karriera e tij ka mbaruar

Boksi

​Khabib për McGregorin: Ai djalë është një kosh mbeturinash dhe karriera e tij ka mbaruar

Më: 14 korrik 2021 Në ora: 11:47
Khabib Nurmagomedov

Khabib Nurmagomedov ka kritikuar komunitetin MMA për mbështetjen e dhënë për Conor McGregor dhe sulmoi Irlandezin duke pretenduar se ai kurrë nuk do të kthehet më në majë pas dëmtimit të tij të rëndë në UFC 264.

McGregorit iu desh t’i nënshtrohej një operacioni për të riparuar fibulën e thyer, një dëmtim serioz që ai mori gjatë luftës së tij të tretë kundër Dustin Poirier.

"Paratë dhe fama tregojnë se kush je", tha Nurmagomedov për “ESPN”.

"Gjatë gjithë kohës ne dëgjojmë se paratë dhe fama ndryshojnë njerëzit. Jo. Kur vijnë paratë dhe fama, këto dy gjëra tregojnë kush je.”

"Dhe çfarë ka bërë McGregor? Ai grushtoi një njeri të moshuar në një lokal në vitin 2019. Ju djem mund të shikoni gjithçka që ai bëri dhe të kuptoni se ai djalë është një thes me mbeturina"., vazhdoi më tutje Khabib.

"Unë pashë shumë “tëeets” që përpiqeshin ta mbështesnin atë. Si do ta mbështesni këtë djalë? Kur fëmijët, brezi i ri e shikojnë atë, e shikojnë këtë sport? Nëse doni të promovoni luftën tuaj, promovojeni. Nëse komuniteti MMA do të mbështesë këtë popull të keq, ky sport do të shkojë në një mënyrë të keqe.”.

Nurmagomedov mendon se lëndimi i pësuar nuk do ta lejojë më që Khabib të rikthehet në formën e tij më të mirë.

"Me këmbët e thyera, ai kurrë nuk do të shkelmojë njëlloj si më parë. Nuk besoj ai do të kthehet më në majë.”

"Conor ka një moshë të mirë, por ajo që ndodhi me mendjen dhe këmbët e tij mendoj se ky djalë ka mbaruar.”, tha në fund ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat