Ish-kampionia e botës sërish në kafaz

Boksi

Ish-kampionia e botës sërish në kafaz

Më: 16 korrik 2021 Në ora: 11:23
Ish-kampionia e botës sërish në kafaz

Në Las Vegas do të zhvillohet eventi UFC Vegas 31, ku në kafaz do të rikthehet pas gati 5 vitesh mungesë ish-kampionia e botës në peshën “bantamweight” (pesha 56-61kg), Miesha Tate (18 fitore, 7 humbje). Ajo do të përballet me Marion Reneau (9 fitore, 5 humbje, 1 barazim).

Një rikthim i bujshëm i një prej ikonave të këtij sporti. Tate, 34 vjeç, synon të shkruajë sërish historinë e arteve marciale mikse, duke rinisur gjithçka nga e para. “E di që fillimi do të jetë pak i vështirë, por shpejt do të ambientohem me atmosferën”, tha Miesha Tate.

“Dashuria për këtë sport nuk më është venitur asnjëherë, ndaj u riktheva.

Kjo sfidë do të jetë delikate dhe që do të vendosë shumë për të ardhmen time. Dua t’i marr gjërat shtruar, pa u nxituar dhe do të shfrytëzoj përvojën për t’ia dalë mbanë”, u shpreh Miesha Tate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat