McGregor-Poirier sërish sfidë në kafaz

Boksi

McGregor-Poirier sërish sfidë në kafaz

Më: 21 korrik 2021 Në ora: 11:24
McGregor-Poirier sërish sfidë në kafaz

Sfida e përjetshme mes Conor McGregor dhe Dustin Poirier duket se nuk ka përfunduar në Las Vegas, në eventin UFC-264 të 10 ditëve më parë. Amerikani fitoi me “KO teknik” atë sfidë, që u ndal pas përfundimit të raundit të parë nga mjekët (irlandezi theu kaviljen dhe më pas kreu operacion).

Mediat amerikane deklarojnë se palët po planifikojnë një sfidë të katërt mes tyre, duke parë edhe akuzat që dy sportistët kanë bërë ndaj njëri-tjetrit para dhe pas sfidës. Duket se edhe vetë UFC-ja është dakord për një tjetër përballje dhe ai që konfirmon këtë gjë është presidenti Dana White.

“Më dëgjoni, ajo sfidë nuk u mbyll ashtu si duhet. Nuk mund të kemi një duel që mbyllet në atë mënyrë, ndaj të shohim se çfarë mund të bëjmë në të ardhmen. Conor do të qëndrojë një kohë të gjatë jashtë, ndërkohë që Poirier do të jetë gati kur irlandezi të rikthehet në kafaz”, tha Dana White.

“Për mua, më shumë se sa një fitore e Dustin ishte një dëmtim i Conor. Mendoj se mund të zhvillojmë një duel të katërt mes tyre”, tha Dana White. Dustin Poirier udhëheq 2-1 me ndeshje ndaj irlandezit Conor McGregor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat