Donjeta kërkon medalje olimpike

Boksi

Donjeta kërkon medalje olimpike

Më: 21 korrik 2021 Në ora: 15:46
Donjeta kërkon medalje olimpike

Boksieria nga Kosova thotë se e realizoi ëndrrën me pjesëmarrje në Olimpiadë

Donjeta Sadiku është njëra prej 11 sportisteve të Kosovës që do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike.

Donjeta e realizoi ëndrrën kur i erdhi ftesa e pjesëmarrjes në Olimpiadë.

Tash, boksieria nga Gollaku i ka idetë e qarta: ajo synon të fitojë medalje olimpike në “Tokyo 2020”. Këtë arritje, ajo ia dedikon të gjithë atyre që kanë besuar në të dhe familjes së saj.

Ajo ka ushtruar intensivisht me trajnerin Besim Brahimi për të pasur paraqitje sa më të mira në Olimpiadë. Vite më parë, Donjeta ishte shpallur nënkampione e botës për të reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat