Wilder gati për të qëlluar

Boksi

Wilder gati për të qëlluar

Më: 30 korrik 2021 Në ora: 11:29
Wilder gati për të qëlluar

Bob Arum, promotori i njohur i boksit dhe menaxheri i kampionit të botës në peshën e rëndë, britanikut Tyson Fury, ka folur për duelin që ky i fundit do të zhvillojë më 9 tetor ndaj amerikanit Deontay Wilder. Kjo sfidë ishte parashikuar të zhvillohej më 24 korrik, por u shty për shkak të Fury, që doli pozitiv me Covid-19.

Sipas Arum, boksieri Tyson Fury duhet të jetë i kujdesshëm në këtë sfidë ndaj Wilder, pasi amerikani është si një armë e mbushur, gati të qëllojë. Wilder ka konfirmuar shpesh në karrierën e tij se ka mjaftuar një grusht i fuqishëm për të mposhtur rivalët e tij.

“Fury është një boksier më i mirë se Wilder. Këtë gjë e konfirmoi që në duelin e parë, që e mbyll në barazim. Më pas, ai e vërtetoi në duelin e dytë, që e fitoi”, tha Bob Arum.

“Gjithsesi, kur duelon me një rival si Wilder je gjithnjë nën tension, pasi ke përballë një boksier që është si një armë e mbushur, gati për të qëlluar. Nëse godet fort, krijon telashe. Wilder është boksieri me grushtin më të fortë në këtë Divizion”, tha Arum.

Pavarësisht kësaj, Arum mendon se Fury është boksier më i mirë: “Kush është më i miri? Natyrisht që Tyson. Kush është më i aftë në ring? Natyrisht që Fury. Kush ka grushtin më të fortë? E qartë që Wilder”, tha Arum.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat