Nxehet keq boksieri pas humbjes në Olimpiadë, fillon të godasë me grushta kamerën

Boksi

Nxehet keq boksieri pas humbjes në Olimpiadë, fillon të godasë me grushta kamerën

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 19:07
Nxehet keq boksieri pas humbjes në Olimpiadë, fillon të godasë me grushta kamerën

Teksa Lojërat Olimpike po bëhen gjithnjë e më interesante pasi garat po shkojnë drejt finaleve, një episod jo i bukur është shënuar në boks.

Pas duelit midis boksierit që përfaqëson Britaninë, Frazer Clarke, dhe atij francez Murad Aliev, ky i fundit nuk ka pranuar humbjen.

Përveç kësaj ai bëri një sjellje aspak sportive, duke u nxehur me arbitrin e më pas duke goditur me grush kamerën.

Aliev u nxeh pas vendimit për skualifikim nga gjyqtari, pasi dha disa grushta që në sportin e boksit nuk lejohen.

Si të mos mjaftonte kjo, Aliev, pasi arbitri i ngriti dorën lart Clarke, u drejtua nga kamera duke e goditur disa herë me grushte.

“Të gjithë e panë që unë isha fitues i kësaj ndeshje,” shprehej vazhdimisht ai, i zhgënjyer nga largimi nga Olimpiada në këtë mënyrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat