Shqiptaro-amerikani Arjan Iseni është i ranguar boksieri numër 1 për të rinjët në peshën 178 kg

Boksi

Shqiptaro-amerikani Arjan Iseni është i ranguar boksieri numër 1 për të rinjët në peshën 178 kg

Nga: B.S Më: 2 gusht 2021 Në ora: 18:59
Arjan Iseni

Një talent i ri , shqiptar duket se po shfaqet në boks, në Shtetet e Bashkuara, vendin ku boksierët shqiptar, kan pasur mjaft sukses : “ëndrra e tij e ardhshme është ose të shkojë profesionist ose të garojë në Lojërat Olimpike, për SHBA”

Është, vetëm 18-vjeç, Arjan Iseni, banor i lagjes Willowbrook, në Staten Island -NY, është tashmë një kampion kombëtar i boksit Junior, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për tre herë dhe aktualisht është renditur nr. 1 në peshat deri në 178 klg .

Nxënësi i shkollës së mesme “Susan Wagner” në Staten Island NY, i ka deri më sot 10 medalje e kupa të kampionit në boks për shtetin e Nju Jorkut, dhe katër herë Kampion Botërore i Kikboksit të stilit Klasikëve, aktualisht i renditur në vendin 2 në botë mes juniorëve me 175 kilogram.

"Fillova boksin për shkak të babait tim, ai është marr me boks kur ishte më i ri dhe pastaj e la kur erdhi në Amerikë ," ka thënë Iseni, i cili filloi boksin kur ishte tetë vjeç. "Ai duhej të ndalonte boksin, dhe të punonte, sepse duhej të punonte e të fitonte para, por pasi gjithçka u “rregullua” ai mendoi se me boksin më kishte mua, ishte koha kur babai filloi të më “trajnonte” në boks."

Iseni, është djali i prindërve shqiptarë të emigruar në SHBA nga Maqedonia e Veriut, i cili thuhet se e filloi stërvitjen me dorezat e boksit, qysh në moshën tetë vjeç, nën trajnimin e babait të tij, një ish -boksier, do të shkruante gazeta ishullore “Staten Island Advance”.

"Kur fillova, babai im donte që unë të ndiqja hapat e tij dhe më pëlqeu shumë," ka shpjeguar Iseni, për gazetën “Staten Island Advance”, duke shtuar se : “Fillova të garoja më shumë dhe fillova të fitoja më shumë, dhe u dashurova me sportin, kështu që vazhdova të stërvitem dhe të fitoja në shumë dyluftime në ring”.

Studenti i “Susan Wagner”, talenti shqiptar Arjan Iseni thotë se po stërvitet me shpresën që një ditë të bëhet edhe boksier e përfaqësueses amerikane në lojrat Olimpike.

"Qëllimi im kryesor është që me shpresë, në katër vjet, të bëhem pjesë e ekipit U.S.A. Olympic Time, dhe pastaj të bëhem profesionist," ka thënë Iseni.

Suksesi i Isenit, në nivel ndërkombëtar, është pjesmarrja e tij në ekipin e të rinjëve të SHBA, në Itali në shtator të vitit 2018, ku ai zuri vendin e dytë në Kampionatin Botëror të Kickboxing Junior, dhe u nderuar me medaljen e Argjend.

Iseni, Kampioni Kombëtar tre herë nga Nju Jorku, do të kthehet në garë me shpresën për të siguruar një titull tjetër Kombëtar. Vetëm në moshën 18-vjeçare, boksieri elitar tashmë ka fituar vendin e tij si anëtar i Team USA Boxing, ndërsa njihet në të gjithë vendin për arritjet e tij.

“Time Arjan Iseni” në rrjetin social Facebook, duke ju faleminderuar të gjithë mbështetsve të tij, shkruan se Kampioni i Shtetit të Metrosë në Nju Jork 2021, është kualifikuar për të konkurruar në turneun më prestigjoz të boksit, në Shtetet e Bashkuara, .”Golden Glove - Doreza e Artë “ 2021, dhe ka për të përfaqësuar Nju Jorkun në Tusla, Oklahoma.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat