Mungon një listë me kampionët

Boksi

Mungon një listë me kampionët

Më: 18 gusht 2021 Në ora: 13:35
Mungon një listë me kampionët

Artet marciale siç dihet kanë federata të shumta në mbarë botën, nga ato më të famshmet, deri te federata më të vogla.

Te federata e kikboksit IKBF, ku dhe triumfoi Ferit Keta, vihet re një mungesë e theksuar informacioni. Pas një kërkimi në internet për këtë federatë të dhënat janë pothuajse zero. Nuk rezulton asnjë e dhënë për historikun apo aktivitet e zhvilluara.

Mungon një listë me kampionët për çdo peshë apo sportistët e kikboksit që aderojnë në këtë federatë.

Ndërkohë, postimi i fundit në “Fecebook” nga kalendari i aktiviteteve daton në vitin 2018, duke ngritur jo pak hije dyshimi. Gjithashtu, për federatën e kikboksit IKBF mungon një numër kontakti apo një seli, duke i shtuar edhe më shumë dyshimet. E saktësojmë jo për federatën IKF, por për atë IKBF.

Kundërshtari i Ferit Ketës, holandezi me origjinë nga Surinami, Guillermo Blokland, nuk mund të konsiderohet anonim, por duke parë informacionin shumë të reduktuar, nuk dihen ende se me çfarë kriteresh bëhet përzgjedhja për një titull botëror.

Kujtojmë që në Shqipëri kanë qenë të vazhdueshme debatet për sa u përket zhvillimit të aktiviteteve të ndryshme sportive, me statusin e titujve botërorë. Gjithnjë ka pasur hije dyshimi, duke nisur që nga sportistët që vijnë për t’u ndeshur në vendin tonë apo për federatat që i organizojnë eventet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat