Wilder do t’i mjaftojnë 5 raunde

Boksi

Wilder do t’i mjaftojnë 5 raunde

Më: 25 gusht 2021 Në ora: 12:13
Wilder do t’i mjaftojnë 5 raunde

Deontay Wilder do t’i mjaftojnë 5 raunde për t’i shkaktuar një humbje të turpshme dhe të dhunshme Tyson Fury. I këtij mendimi është trajneri i Wilder, Malik Scott, në një intervistë për “Sky Sports”.

“Wilder ka kaq kohë që e pret këtë sfidë, këtë shans dhe mezi pret të hakmerret ndaj Fury. Ai është një boksier kaq vulnerabël, që do të shpërthejë në ring”, tha Malik.

“Në ditën e tij më të mirë Fury është një boksier i mirë, por jo i pamposhtur. Deontay i sotëm e mund atë të vjetrin brenda dy raundeve. Sot ai është 10 herë më shumë i fokusuar, është stërvitur 100 herë më fort. Ky është një kamp stërvitor i dhunshëm për Wilder”, tha trajneri i tij.

Malik Scott paralajmëron Fury: “Ky do të jetë versioni më i mirë i Wilder që keni parë ndonjëherë. Këë herë ai do të triumfojë dhe ju garantoj se Wilder do ta mposhtë Fury brenda 5 raundesh”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat