Joshua: Durim

Boksi

Joshua: Durim

Më: 26 gusht 2021 Në ora: 12:44
Joshua: Durim

Anthony Joshua, kampioni i botës në peshën e rëndë, u shpreh se po përgatitet në çdo drejim për sfidën ndaj Oleksandr Usyk. Në këtë duel, që do të zhvillohet më 26 shtator në stadiumin e Tottenham, në Londër, boksieri britanik do të mbrojë titujt kampionë bote në kategoritë IBF, WBA dhe WBO.

Joshua sqaroi se për të nuk është e rëndësishme vetëm ana fizike, por edhe ajo psikologjike. “Usyk është një boksier që i përdor shumë këmbët, lëviz shumë.

Ndaj duhet të jem gati për çdo situatë, për ta goditur në momentin e duhur. Kjo mund të kërkojë kohë, durim, ndaj duhet të përgatitem edhe mendërish për këtë sfidë”, tha Joshua.

“Jam shumë i përqendruar. Kur bëhesh gati të japësh një grusht, duhet të jesh i sigurt që edhe truri është gati. Ndaj duhet të jem i përqendruar për një duel që mund të zgjasë edhe 12 raunde. përqendrim, merr kohë dhe hidhe rivalin në tapet. Kjo është ajo që po përgatis”, tha Joshua.

“Kjo është një sfidë për trurin, si një lojë shahu. Di se çfarë ke përballë dhe se si do të përballesh me të”, u shpreh Anthony Joshua në një intervistë për “Sky Sports”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat