Fury: Ne e shohim Wilder si një rival dhe kërcënim...

Boksi

Fury: Ne e shohim Wilder si një rival dhe kërcënim...

Më: 2 shtator 2021 Në ora: 17:24
Fury: Ne e shohim Wilder si një rival dhe kërcënim...

Boksieri britanik Tyson Fury, kampion i botës në peshën e rëndë (kategoria WBC) u shpreh se dëshiron t’i japë fund rivalitetit me patriotin e tij Anthony Joshua. Ky i fundit mban titujt kampionë bote të kategorive IBF, WBA e WBO në peshën e rëndë.

Të dy boksierët do të duelojnë këtë vjeshtë, Joshua ndaj Usyk me 25 shtator dhe Fury ndaj Wilder më 9 tetor.

Fury u shpreh se për të, dueli i tretë ndaj Wilder ka për të qenë shumë i lehtë, ndaj ai shpreson të përballet me Joshua që në dhjetor të këtij viti.

“Do të përpiqem që të sigurojmë duelin me Joshua që këtë vit. Ne e shohim Wilder si një rival dhe kërcënim jo të madh në rast se faza përgatitore shkon ashtu si duhet. Gjërat deri më tani po shkojnë mirë, ashtu sikurse i kishim planifikuar”, tha Fury për “GiveMeSport”.

“Nëse gjërat vijojnë kështu, atëherë për mua Wilder nuk është problem. Unë e kam mundur dy herë, pavarësisht se herën e parë gjyqtarët e dhanë barazim. Wilder nuk ka asgjë për të ofruar veç një grushti të fortë. E njohim mirë dhe nuk kemi frikë nga kjo sfidë”, tha Fury.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat