Vdes boksierja 18-vjeçare pas plagëve në kokë

Boksi

Vdes boksierja 18-vjeçare pas plagëve në kokë

Nga: K.G. Më: 3 shtator 2021 Në ora: 13:38
Vdes boksierja 18-vjeçare pas plagëve në kokë

Bota e sportit në zi, ka ndërruar jetë boksierja e re Jeanette Zacarias Zapata.

Boksierja 18-vjeçare pësoi goditje të shumta në kokë gjatë një meçi pesë ditë më parë.

Ajo vdiq nga plagët në kokë.

Boksierja 18-vjeçar Jeanette Zacarias Zapata nga Meksika, vdiq të enjten në orën 15:45 (koha lokale) nga dëmtimet serioze në kokë që pësoi të shtunën në mbrëmje në një duel kundër Marie-Pier Houle (31) nga Kanadaja në Stade IGA në Montreal. 

Kjo bëhet e ditur nga organizatori Yvon Michel. Mjekët luftuan për të shpëtuar në spital, por ishte e pamundur për shkak të plagëve shumë të rënda.

Zapata u rrëzua në raundin e katërt të luftës së saj me Marie-Pier Houle në Montreal të shtunën, dhe u dërgua me urgjencë në spital në gjendje kritike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat