Makolli: Sekretari i Federatës më tha, ku ka serb në short nuk ka Kosovë!

Boksi

Makolli: Sekretari i Federatës më tha, ku ka serb në short nuk ka Kosovë!

Më: 4 shtator 2021 Në ora: 11:32
Makolli: Sekretari i Federatës më tha, ku ka serb në short nuk ka Kosovë!

Kryetari i Federatës së Kick-Box-it të Kosovës, Fatmir Makolli, reagon në lidhje me Kampionatin Ballkanik, pasi që Kosovës i mohohet e drejta e pjesëmarrjes me reagimin e Serbisë.

Makolli është i revoltuar me këtë rast, duke thënë se Kosova është e barabartë me të gjitha federatat, por kjo u bë për shkaqe politike dhe nga sekretari i Federatës Ballkanike, i cili është serb. 

 “Në Kampionatin Ballkanik i cili do të mbahet këto dy - tre ditë në Shkup, kick-boksierëve dhe sportistëve të Kosovës nuk ju lejua të marrin pjesë në këtë kampionat.

Sipas tyre vonesa në regjistrimin e garueseve, gjë që nuk ishte e vërtetë sepse regjistrimi dhe pranimi veç ishte bërë nga kryetari i Federatës Ballkanike z. Vladimir Sitar, problemi nuk ishte aty, sepse  garuesit kanë qenë në short dhe i kanë pas kundërshtarët dhe meçet si dhe akomodimin ne hotelin zyrtar të organizatori, mospranimi ynë në gara ishte politik. 

Ky problem ishte Serbia, e cila  kishe bërë ankesë se gjoja ishim vonuar për regjistrim dhe në qoftë se ju e lejoni Kosovën që të marrë pjesë në gara, ne do të tërhiqen nga Kampionati. 

Serbia  i kishte paraqitë 57 garues ndërsa ne vetëm 4 garues. 

Megjithatë në prapëseprapë shkuam në Shkup me garues dhe pasi  e mbajtën edhe një konsultim, edhe Federata Ballkanike e mbajti të  njëjtin qëndrim. 

Sekretari i Federatës është serb dhe në një moment mua me tha :”Ku ka serb në short nuk mundet me pas garues të Kosovës, se nuk garojmë me ju”. 

Kjo është pengesa e parë prej që jemi anëtar në WAKO”, reagon Makolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat