Joshua si Balboa

Boksi

Joshua si Balboa

Më: 5 shtator 2021 Në ora: 11:58
Joshua si Balboa

Boksieri britanik Anthony Joshua ka shtuar ritmin e përgatitjeve në prag të duelit të 25 shtatorit ndaj ukrainasit Oleksandr Usyk. Joshua, kampion bote në peshën e rëndë në kategoritë IBF, WBA e WBO, do të duelojë ndaj sfidantit të pamposhtur në stadiumin e Tottenham, në Londër.

Joshua shpesh poston foto nga përgatitja e tij në palestër, por këtë herë ka publikuar foto nga vrapi që është duke bërë në rrugët e Londrës. I qeshur dhe me kapuç në kokë, Joshua duket në formë të mirë fizike para sfidës. “Ne do t’ia dalim mbanë”, shkruan Joshua në rrjetet sociale.

Britaniku ka deklaruar se për këtë sfidë do të ulë pak peshën trupore.

“Po stërvitem dhe bëj mjaft ushtrime.

Kam mësuar shumë nga trupi im por edhe për rivalët e mi kam informacion. Nuk kam nevojë të ulem shumë në peshë, pasi garoj në peshën e rëndë e kjo mund të jetë një sfidë me 12 raunde”, tha Joshua.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat