Fury do të duelojë në MMA

Boksi

Fury do të duelojë në MMA

Më: 7 shtator 2021 Në ora: 11:16
Fury do të duelojë në MMA

John Fury, babai i boksierit britanik Tyson Fury, kampion bote në peshën e rëndë, ka deklaruar sot se djali i tij ka plane për të lënë ringun dhe dueluar në kafaz në të ardhmen.

“Tyson ka vullnet, është i shpejtë, lëviz mirë, grushton fort dhe në rast se gjen një trajner të mirë, atëherë ai mund të arrijë mjaft suskes edhe në kafaz”, tha John Fury.

“Pyesni më mirë Darren Till, që ka punuar me Fury. Tyson ka gjunjë të fortë, lëviz mirë bërrylet, natyrisht bokson fort dhe mund të durojë goditjet e rivalëve. E kam parë të zhvillojë disa duele MMA-je dhe është i jashtëzakonshëm.

Atij i pëlqen MMA-ja dhe besoj se do ta shihni edhe aty”, tha John Fury. Tyson është stërvitur disa herë me sportistë të MMA-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat