Mega spektakël në Tiranë, Ervis Bici ndeshet për titull Evrope

Boksi

Mega spektakël në Tiranë, Ervis Bici ndeshet për titull Evrope

Më: 7 shtator 2021 Në ora: 11:33
Mega spektakël në Tiranë, Ervis Bici ndeshet për titull Evrope

Me 12 shtator në sheshin “Skenderbeu” ne Tiranë do të zhvillohet një mega spektakël që asnjëherë më parë nuk është organizuar në Shqipëri në sportin e Muay Thait. Një koncept në mes sportit, artit dhe bamirësisë dhe gjithë kjo e organizuar nga stafi i “BlackEagleGym” dhe promotorit Ari Bici.

Ky i fundit na tregon se në ringun e Tiranës publikun do ta argëtojnë edhe emra të mëdhenj të estradës shqiptare si Noizi, Dafina Zeqiri e Bes Kollaku, kurse e gjithë kjo po organizohet si mbështetje për dy herë kampionin e Evropës, Ervis Bici i cili sërish po ndeshet për një titull të tillë por tani në federatën MTBSA kurse kundërshtar i tij do jetë marokiani, Abdul Kassimi i cili njihet si një djalosh shume i fuqishëm dhe me reflekse te shpejta.

Nga ana tjetër, stafi teknik i Bicit në krye me legjendën Sak Kaponlek dhe Ermiriano Bici na zbulojnë se Ervisi po ndihet maksimalisht i përgatitur për këtë përballje dhe na njoftojnë se përgatitjet e fundit kryesisht i ka zhvilluar në Gjirin e Lalzit.

“Në spektaklin që do ta organizojmë të diellin në Sheshin e Tiranës janë planifikuar që të ketë 8 duele ku ndër ta në ring do paraqiten edhe 2 shqiptar Eri Lala nga Durrësi dhe ndeshja kryesore për titull Evrope mes Ervis Bicit dhe Abdul Kassimi.

Poashtu do kemi edhe një ndeshje tjetër për titull Evrope në K1 ndërmjet Francesko Maggi dhe Davide Anneti.

Në përgjithësi jemi të kënaqur nga organizimi dhe presim shume publik që ti mbështesin sportistët tanë. Nga tani interesimi është i madh nga publiku dhe mendoj se do ta mbushim sheshin gjithnjë duke i respektuar ligjet për mbrojtjen nga Covid 19”, thotë Ari Bici duke shtuar se të gjitha mjetet që do të mblidhen nga ky event do ti dedikohen aksioneve bamirëse. “Tiketa do të kushtoj 4 euro, apo 500 lek të reja dhe të gjithë biletat e shitura do ti dedikohen aksioneve bamirëse që i kemi planifikuar andaj nga tani kërkoj mbështetje maksimale në këtë aksion.

Ndërkohe cekim se në këtë spektakël kanë paralajmëruar ardhjen edhe te disa emrave publike ku te gjithëve do të na argëtojnë artistet e mëdhenj Noizi, Dafina Zeqiri e Bes Kollaku”, thotë Bici. Ai në fund falënderon edhe disa sponsor që i kanë mbështet si ajo kryesorja Bashkia e Tiranës si dhe Art hotel Sarajevo, Bar oslo, Sicurity ARB, Garbin sartoria italiana, carraro caffe e tjerë. Eventi do të filloj në ora 17:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat