Haxhi Krasniqi - Dominic Bosel, lufta e vitit!

Boksi

Haxhi Krasniqi - Dominic Bosel, lufta e vitit!

Nga: Kemajl Goca Më: 7 shtator 2021 Në ora: 13:24
Haxhi Krasniqi – Dominic Bosel, lufta e vitit!

Nesër (me 8 shtator, në orën 13:00) në Anijen Elbe në bordin e MS "Sachsen -Anhalt", është paralajmëruar një konferencë për shtyp.
Kampioni i botës Haxhi Krasniqi do të ketë rimeç më 9 tetor kundër ish-kampionit Dominic Bösel!

Ky meç është për mbrojtjen e titullit të kampionit të botës nga ana e Krasniqit, e cila do të zhvillohet në GETEC-Arena në Magdeburg. 

Sipas mendimit të të gjithë ekspertëve të boksit, mund të pritet përsëri një "luftë e vitit", sepse aktualisht kampioni i vetëm gjerman i botës në boks  Krasniqi e njeh mirë vullnetin absolut të ish - kampionit Dominic Bösel i cili synon që ta rikthejë titullin.

Do të jetë një mbrëmje e boksit e klasit të lartë në luftë për mbrojtjen e titullit për Krasniqin dhe në anën tjetër, kundërshtari i tij kërkon ta rikthejë. 

Biletat për SES Box Gala më 9 tetor në GETEC ARENA / Magdeburg do të jenë në dispozicion nga dita e konferencës për shtyp.
Krasniqi po përgatitet për sfidën e madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat