Fury pesimist: Nuk jam i sigurt nëse Joshua do rrezikojë

Boksi

Fury pesimist: Nuk jam i sigurt nëse Joshua do rrezikojë

Më: 8 shtator 2021 Në ora: 00:38
Fury dhe Joshua

Kampioni i Botës për pesha të rënda, Tyson Fury thotë se asnjëherë nuk ka qenë optimist për përballjen ndaj Anthony Joshua.

Gjatë tërë vitit është folur për një përballje mes Joshua dhe Furyt, ku dy boksierët do luftonin për disa tituj dhe fituesi do ishte kampion i padiskutueshëm i botës.

Mirëpo, Joshua në kanalin e Youtubes së Gary Neville, tha asnjëherë nuk ka qenë optimist për këtë betejë.

“Nuk kam qenë asnjëherë optimist për këtë betejë. Kur thoshin se do ndodh në Arabinë Saudite dhe ishte marrëveshje e plotë, nuk isha i sigurt dhe gjejeni se çfarë asnjëherë nuk ndodhi”.

“Nuk mendoj se do ndodh së shpejti ose ndonjëherë, ai nuk do vendos të gjithë titujt dhe pastaj të luftojë me njëri-tjetrin”.

“Unë do ta bëja, por nuk jam i sigurt nëse ai do rrezikojë”, deklaroi ai.

Ndërkohë, flitej që nëse do zhvillohet kjo përballje, dy boksierët do marrin menjëherë nga 100 milionë dollarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat