Fury: I kam në orar katër luftëra, do ta shkatërroj Wilderin

Boksi

Fury: I kam në orar katër luftëra, do ta shkatërroj Wilderin

Më: 9 shtator 2021 Në ora: 23:31
Fury: I kam në orar katër luftëra, do ta shkatërroj Wilderin

Gypsy King beson se do të bëjë tri ndeshje të mëdha para Botërorit, “Katar 2022”.

Pasi që i është kthyer boksit pas disa problemeve mendore, duke filluar që të jetë kampion i peshave të rënda në boks dhe pastaj duke e mundur në dheun amerikan, Deontay Wilder, ju do të faleni nëse keni menduar se shumë pak gjëra kanë mbetur për të na treguar Tyson Fury, por tani boksieri anglez ka një plan drithërues që ta pushtojë skenën e boksit gjatë sezonit 2021/22.

Me ndeshjen e tretë që tashmë do të mbahet gjatë tetorit, Fury ka në plan që të fitojë tërë boksierët në pesha të rënda.

“I kam në orar katër luftëra, do ta shkatërroj Wilderin dhe pastaj do të luftojë përsëri në dhjetor për shkak se është muaj pasiv”, tha Fury për BT Sport.

“Nuk mendoj se lufta me Joshuan do të ndodh në dhjetor”.

“Do të luftoj kundër Dillian Whyte në Britani për herë të parë në një stadium në dhjetor, do ta përfundojë shpejt këtë luftë, do të jetë e lehtë, pastaj do të luftojë me Joshuan në mars, ndoshta në Arabi Saudite, le ta bëjmë, pastaj ne do të mund ta kemi një ri-meç në verë këtu në Wembley”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat