Kë e do në ring boksi? Trump me humor: Kundërshtari im më i lehtë do të ishte Joe Biden

Boksi

Kë e do në ring boksi? Trump me humor: Kundërshtari im më i lehtë do të ishte Joe Biden

Më: 10 shtator 2021 Në ora: 13:17
Kë e do në ring boksi? Trump me humor: Kundërshtari im më i lehtë do të ishte Joe Biden

Trump me deklaratë atraktive

Ish-presidenti Donald Trump gjatë një ndeshje boksi mes ish-kampionit botëror Evander Holyfield dhe ish-yllit të UFC, Vitor Belfort u pyet nëse do të ndeshej me një person dhe kush do ishte ai.

Trump tha se nëse do të zgjidhte një person për t’u ndeshur do të ndeshej me Joe Biden, pasi sipas tij ai është i lehtë si kundërshtar.

“Epo, nëse do të mund të zgjidhja dikë në botë, jo vetëm një boksier profesionist, sepse do t’i kaloja boksierët profesionistë, sepse kjo mund të jetë një temë shumë e rrezikshme.

Por nëse thoni që më duhet të ndeshem me dikë, unë mendoj se ndoshta kundërshtari im më i lehtë do të ishte Joe Biden. Sepse mendoj se ai do të rrëzohej shumë shpejt”, u shpreh me humor Trump.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat