McGregor: Nëse mendoni se një këmbë e thyer mund të më ndalojë, gaboheni

Boksi

McGregor: Nëse mendoni se një këmbë e thyer mund të më ndalojë, gaboheni

Më: 16 shtator 2021 Në ora: 12:51
McGregor: Nëse mendoni se një këmbë e thyer mund të më ndalojë, gaboheni

Conor McGregor, ish-kampioni i dyfishtë i botës në artet marciale mikse, shprehet se nuk do të nxitohet për t’u rikthyer në kafaz pas operacionit që kreu në këmbë.

Ai u dëmtua në fund të raundit të parë në eventin UFC-264, kur humbi duelin ndaj Dustin Poirier me vendim të mjekëve.

Gjithsesi, “The Notorius” u shpreh se ndihet në formë dhe gati të shkelmojë sërish. “Ndjehem sikur jam gati të godas sërish me këmbë, sikur kam forcën e duhur në këmbë për të shkelmuar. Gjithsesi, do të dëgjoj këshillën e mjekëve dhe njerëzve që kam përreth”, tha McGregor.

Nuk dua të nxitohem, por të dëgjoj këshillat, gjë që e kam bërë shpesh së fundi. Kjo bëri që situata tani të jetë më mirë dhe të rikthehem në stërvitje. Ndihem mirë tani që hoqa patericën dhe eci me këmbët e mia. Nëse mendoni se një këmbë e thyer mund të më ndalojë, gaboheni”, u shpreh irlandezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat