Florian Marku: Nuk do i zhgënjejë të gjithë shqiptarët

Boksi

Florian Marku: Nuk do i zhgënjejë të gjithë shqiptarët

Më: 19 shtator 2021 Në ora: 12:00
Florian Marku: Nuk do i zhgënjejë të gjithë shqiptarët

Më 25 shtator Florian Marku do të rikthehet përsëri në ring. Dëmtimet janë hedhur pas krahëve dhe tani ka ardhur koha për të synuar titullin e parë kampion.

Boksierit shqiptar i pëlqejnë sfidat e vështira dhe do të ndeshet në stadiumin e Tottenham-it nën sytë e 70 mijë spektatorëve me kampionin Maksim Prodan. Marku ka dhënë së fundi një intervistë për “Report TV”, ku flet gjerë e gjatë mbi duelin e ardhshëm, ndërsa premton se ka për të bërë krenar të gjithë shqiptarët.

“Jam stërvitur shumë. Kam 4 muaj që stërvitem pa ndaluar. Mezi e kam pritur këtë ndeshje. Para kësaj ndeshjeje kam pasur dy operime dhe ky është shkaku që kam 7 muaj që kam pritur pa u ndeshur. Por tani jam gati më shumë se kurrë. Kjo është një ndeshje shumë e rëndësishme për karrierën timë. Është titulli i parë për mua në boks. Është në eventin më të madh në botë".

Do zhvillohet në stadiumin e Tottenham-it, ku do të ketë afërsisht 70 mijë vetë publik dhe ndeshja e mbrëmjes është Joshua kundra Usyk-ut.

"Jam përgatitur si kurrë më parë dhe ju jap fjalën që nuk do i zhgënjejë të gjithë shqiptarët.

Jam shumë i lumtur. Po ta shoh jetën time ku kam qenë para 5-6 viteve, më duket çdo gjë sikur është ëndërr. Falenderimi i takon Zotit, se ky është  një shans i madh për mua që të performoj në një nga arenat më të mëdha në botë dhe në një ndeshje si kjo. Nuk ndjej ndonjë presion. Është hera e parë që ndeshem në një stadium kaq të madh.

Suksesi im ka ardhur vetëm nga puna e palodhshme. Kam shumë vite që nuk pushoj. Sportistët e tjerë ndonjëherë ndalojnë, bëjnë pushime. Mua nuk më intereson asgjë për momentin, deri sa t‘ja arrij të fitoj titullin e kapionit të botës, që e kam patur një ëndërr. Përgatitja është e vështirë, për mua ndeshja është gëzim. Java e ndeshjes është java më e bukur.".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat