Usyk: Këtu jam për të rrëmbyer

Boksi

Usyk: Këtu jam për të rrëmbyer

Më: 22 shtator 2021 Në ora: 13:06
Usyk: Këtu jam për të rrëmbyer

Boksieri i pamposhtur ukrainas Oleksandr Usyk, ish-kampion bote në peshën “cruiserëeight” (pesha deri 93kg), ka zhvilluar në Londër një stërvitje të hapur për fansat e mediat.

Ai ka treguar aftësitë e tij në xhonglimin e topave, duke u shprehur se kështu do të “xhonglojë” në ring edhe ndaj rivalit të tij Enthoni Xhoshua.

“Kjo është sfida që e kam pritur për shumë kohë. Kam ardhur këtu vetëm për Xhoshua, për ta mposhtur dhe për t’i rrëmbyer titujt.

Argëtohem dhe fitoj shkathtësi me këto ushtrime. Këto cilësi do t’i shoh nga afër edhe Xhoshua në ring, pasi do ta ketë të vështirë të më godasë. Ka qenë një fazë përgatitore e vështirë, por jam gati”, u shpreh Usyk.

Entoni Xhoshua, kampion bote në peshën e rëndë (IBF, WBA, WBO), do të mbrojë titullin ndaj Aleksandar Usyk, në një duel që do të zhvillohet më 25 shtator në stadiumin e Totenham, në Londër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat