Arian Berisha fiton vendin e dytë në MMA

Boksi

Arian Berisha fiton vendin e dytë në MMA

Më: 22 shtator 2021 Në ora: 13:17
Arian Berisha fiton vendin e dytë në MMA

Arian Berisha fiton vendin e dytë në MMA Camp në Suedi. 

Ai ka lindur dhe jeton në qytetin Helsingborg në Suedi, por me origjinë është nga Kosova e ku vazhdon të jetë i suksesshëm në sportin e tij të preferuar.

Po flasim për të riun Arian Berisha i cili ditë më parë ka fituar në ndeshjen e parafundit në Suedi ne MMA Camp Sport ndaj kundërshtarit të tij suedez nga Göterborgit por në finale megjithëse ka qenë shumë me stil dhe i fortë ka humbur ndaj kundërshtarit të tij të Malmös duke u renditur i dyti në kë kampionat të madh suedez.

Por sportisti shqiptar është mjaft i ri duke shkuar në të 17- at e tij e ka plot synime në të ardhmen pasi e don shumë këtë sport e duke besuar se shumë shpejt jo vetëm do jetë kampioni në Suedi por edhe në botë e ne të gjithë do të krenohemi me të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat