Marku: Nesër është fillimi dhe titulli i parë për mua

Boksi

Marku: Nesër është fillimi dhe titulli i parë për mua

Më: 24 shtator 2021 Në ora: 17:09
Marku: Nesër është fillimi dhe titulli i parë për mua

Boksieri shqiptar – Florian Marku, nesër do të ndeshet kundër ukrainasit Maxim Prodan.

Meçi i shumë pritur nga shumë fansa të boksit, do të zhvillohet nesër në stadiumin më modern në Angli, atë të Tottenhamit – “Tottenham Hotspur Stadium”.

Florian Marku nëpërmjet një postimi në “Facebook” ka paralajmëruar kundërshtarin e tij, duke thënë se nesër është fillimi i një ëndrre.

"Kam ëndërruar për ndeshje dhe stadiume të tilla gjithë jetën.

Nesër shtë ndeshja, një ndeshje ku të gjitha ëndrrat e mia do fillojnë të bëhen realitet.

Veç Zoti e di Sa kam punuar për këto ditë nesër është fillimi dhe titulli i parë për mua në Box", ka shkruar Marku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat