Tatuazhet naziste në trup, pezullohet nga sporti

Boksi

Tatuazhet naziste në trup, pezullohet nga sporti

Më: 24 shtator 2021 Në ora: 19:54
Tatuazhet naziste në trup, pezullohet nga sporti

Një boksier italian i quajtur Mikele Broili është pezulluar nga sporti pas disa tatuazheve naziste në trupin e tij.

Ky vendim erdhi nga një kërkesë e Zyrës Kombëtare të Diskriminimit Anti-Racor drejtuar Federatës Italiane të Boksit duke kërkuar dëbimin e menjëhershëm të boksierit nga Trieste.

Në sfidën ndaj rivalit Hasan Norudine, Broili u pa me një numër të madh tatuazhesh me bazë nazizmin në trupin e tij duke shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale.

Tatuazhet përshkruanin në veçanti simbolin e ”Schutzstaffeln”, Kokat e Vdekjes, një njësi paraushtarake e ngarkuar me kontrollin e kampeve të përqendrimit të Gjermanisë Nacional Socialiste.

Tani Broili ndodhet nën hetim dhe nuk dihet nëse do të kthehet më në ring pasi çështja është ende nën hetim deri sa të mësohen shkaqet e vërteta të këtij veprimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat