Mësohet ora kur do të fillojnë meçet e shumëpritura të boksit Marku - Prodan dhe Joshua - Usyk

Boksi

Mësohet ora kur do të fillojnë meçet e shumëpritura të boksit Marku - Prodan dhe Joshua - Usyk

Më: 25 shtator 2021 Në ora: 13:40
Mësohet ora kur do të fillojnë meçet e shumëpritura të boksit Marku – Prodan dhe Joshua – Usyk

Në stadiumin e Tottenham Hotspur në Londër, do të zhvillohen disa meçe, ku vëmendja kryesore e gjithë shqiptarëve është te boksieri ynë, Florian Marku.

Meçet do të zhvillohen në disa kategori si WBA, WBO dhe IBF.

28-vjeçari do të përballet me ukrainasin Maxim Prodan dhe tanimë janë mësuar edhe oraret e meçeve.

Dueli mes Florian Markut dhe Maxim Prodan do të fillojë nga ora 20:30 dhe është i vlefshëm për titullin e kategorisë së peshave të lehta.

Ndërkohë dueli kryesor i kësaj mbrëmje padyshim që është ai mes Anthony Joshuas dhe Oleksandr Usyk.

Joshua dhe Usyk pritet të dalin në ring rreth orës 23:15 me kohën tonë lokale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat