Rikthim zhgënjyes për Diazin

Boksi

Rikthim zhgënjyes për Diazin

Më: 26 shtator 2021 Në ora: 15:01
Rikthim zhgënjyes për Diazin

Në Las Vegas u zhvillua mëngjesin e sotëm eventi UFC-266 në artet marciale mikse.

Një event që pritej me interes, pasi ishin dy sfida për titullin kampion.

Sportistja peruane Valentina Shevchenko mbron titullin kampion bote në peshën “flyweight” (pesha 53-57kg). Pas fitores me KO teknik ndaj amerikanes Lauren Murphy. Një duel i ndalur në raundin e katërt, me Shevchenko që e mbrojti për të gjashtën herë titullin.

Në peshën “featherweight” (pesha deri 66kg) për meshkuj, kampioni i botës në këtë division, australiani Alexander Volkanovski, mposhti me vendim unanim të gjyqtarëve amerikanin Brian Ortega.

Të tri gjyqtarët votuan në favor të australianit (49-46, 50-45, 50-44), që e dominoi sfidën thuajse në të pestë raundet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat