Florian Marku: Nuk i kam problem mesazhet e politikanëve

Boksi

Florian Marku: Nuk i kam problem mesazhet e politikanëve

Më: 27 shtator 2021 Në ora: 06:22
Florian Marku

Florian Marku, kampioni i botës së peshave të mesme IBF, tha se nuk i ka problem mesazhet e politikanëve dhe nuk jam pjesë e ndonjë partie, i mirëpres nga të gjithë.

Marku theksoi se publiku kur mbaroi ai ndeshjen u larguan më pas, nuk u interesonte kush ndeshej më vonë.

Marku: Unë kam një ndeshje me 20 nëntor. Do të rri një javë pushim dhe pastaj do të vizitoj edhe familjen time, kur të vi aty.

Unë nuk i kam problem mesazhet e politikanëve dhe nuk jam pjesë e ndonjë partie, i mirëpres nga të gjithë. Unë isha ndeshja e dytë e eventit. Nuk e kemi pritur aq shumë njerëz. Publiku kur mbarova unë ndeshjen u larguan më pas, nuk u interesonte kush ndeshej më vonë.

Unë e kam nisur boksin në Greqi, por me kickboks. Por mua më kanë quajtur gjithmonë si boksieri dhe prandaj kam kaluar lehtë në boks.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat