“Ariu shqiptar” që nuk njeh asnjë humbje deri tani, radhën e ka ukrainasi

Boksi

“Ariu shqiptar” që nuk njeh asnjë humbje deri tani, radhën e ka ukrainasi

Më: 28 shtator 2021 Në ora: 12:51
“Ariu shqiptar” që nuk njeh asnjë humbje deri tani, radhën e ka ukrainasi

“Ariu shqiptar” Reshat Mati do të ndeshet ditën e shtunë ndaj ukrainasit Vladyslav Baranov, ku do të kërkojë fitoren e 11-të në karrierën e tij profesionale.

Kundershtari i Matit ka 7 fitore, 10 humbje e dy barazime, kurse nga ana tjetër shqiptari nuk ka pësuar asnjë humbje.

Në letër Reshat Mati është dukshëm favorit bazuar dhe në koefiçientet e bastoreve amerikane.

Pas kësaj fitoreje pritet që Reshat Mati të përballet ndaj boksierëve me rekord më të mirë, në mënyrë që të tentojë fitimin e titujve botërorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat