Mehmet Bogujevci trego të vërtetën 

Boksi

Mehmet Bogujevci trego të vërtetën 

Nga: Kemajl Goca Më: 29 shtator 2021 Në ora: 14:04
Mehmet Bogujevci

Koha e shkëlqimit, koha e krenarisë së viteve të 70-ta dhe të 80-ta, mjerisht nuk u përsërit në boksin e Kosovës pas pranimit në AIBA e EUBC , që dikur trandte republikat ish jugosllave dhe Evropën.

Boksi dikur ishte më shumë se krenari, si asnjë sport tjetër kishte rezultatet drithërues, Mehmet Bogujevci, nënkampion i botës në vitin 1978, Sami Buzolli, dy herë nënkampion evropian dhe fitues medaljes së bronztë të Kupës së Botës, Aziz fitues i medaljes së bronztë olimpike, Xhevdet peci nokautues, Nazif Gashi, i jashtëzakonshëm, ndërsa sot boksi po vuan për suksese. 

Mehmet Bogujevci trego të vërtetën, si ndodhi që boksi një kohë ishte në majat më të larta, sot kemi mbetur me dy boksierë e gjysmë? Si ndodhi që boksi dikur ishte pjesë e rëndësishme e viteve të 70-ta dhe të 80-ta, sot nuk po arrijnë t’i ofrohemi medaljes. Fatmirësisht Besim Brahimi ka zbuluar disa boksierë dhe po mbahen në brumin e tyre, ndonjë tjetër nga ndonjë qytet, por asnjë për medalje evropiane. 

Mehmet, kush ishte pengesë dhe si u zhvillua politika programore e boksit për 22 vite? Si ndodhi që ky sport me renome të rrënohet dhe kush duhet të jap përgjegjësi?

A ka program Federata e Boksit e Kosovës për zhvillimin e këtij sporti? A rritet cilësia me përgatitje në Durrës?

A meritojnë selektorët pagë, që të janë të stimuluar edhe për punë? Selektori i futbollit ka pagë, i basketbollit ka pagë, i hendbollit ka pagë.

Ju si ish nënkampion i botës, deri në fund të korrikut sekretar i përgjithshëm, si duhet të veprojë boksi që të dalë nga kjo gjendje e rëndë, pa suksese sepse në bazë të traditës, sot u dashtë të jetë para xhudos.

Pse po stagnon boksi, ku gabuan? Bogujevci duhet ta tregojë të vertetën, se si një sport i  krenarisë sot ka mbetur me pak boksierë.

Së fundi, iku edhe Besart Pireva, boksier me perpsektiv! Para tij ikën edhe disa tjerë. Boksi, ka potencial, mund të rikthejë shkëlqimin por duhet sakrificë e punë, që nga klubet e deri te federata!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat