Vizatimet e rralla të Muhammad Ali shiten për gati 1 milion dollarë

Boksi

Vizatimet e rralla të Muhammad Ali shiten për gati 1 milion dollarë

Më: 6 tetor 2021 Në ora: 11:18
Vizatimet e rralla të Muhammad Ali shiten për gati 1 milion dollarë

Një koleksion i rrallë i vizatimeve, skicave dhe pikturave nga boksieri kampion bote, Muhammad Ali, është shitur në ankand për gati 1 milion dollarë.

Janë 26 piktura dhe skica të bëra nga vet ish-kampioni i boksit, madje një pjesë edhe janë të firmosura nga ai.

Një pikturë e titulluar “Picko si një bletë” u vizatua nga boksieri ne 1978,  u shit për 425,000 dollarë.

Përfaqësuesit e ankandit u shprehen se njerëzit janë të emocionuar t’i shohin veprat. Ky talent i Muhamed Ali, nuk ishte zbuluar më parë.

Ali vizatoi dhe pikturoi gjatë gjithë jetës së tij - i inkurajuar nga babai i tij i cili ishte një artist profesionist.

Ish-kampioni i boksit Muhamed Ali ndërroi jetë në vitin 2016 në moshën 74-vjeçare, për shkak të sëmundjes së parkinsonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat