Gjithçka gati për meçin e madh të së shtunës

Boksi

Gjithçka gati për meçin e madh të së shtunës

Më: 6 tetor 2021 Në ora: 11:28
Gjithçka gati për meçin e madh të së shtunës

Të shtunën mbrëma (9 tetor) në Las Vegas do të zhvillohet trilogjia e shumëpritur e dy boksierëve të kategorisë së peshave të rënda, Deontej Uajllder dhe Tajson Fjuri, ndërsa në lojë është titulli i botës në peshat e rënda, në versionin WBC.

Meçi i parë mes tyre përfundoi baras, edhe pse amerikani e kishte rrëzuar dy herë britanikun. Dueli i dytë përfundoi me nokaut teknik në raundin e shtatë në favor të Fjurit, pasi ekipi i Uajllderit e dorëzoi meçin dhe me këtë rast Fjuri e kishte rrëzuar dy herë Deontejn.

Amerikani 35-vjeçari e ka akuzuar Fjurin për mashtrim dhe ka përmendur arsye të shumta për humbjen e tij, ndërsa kësaj radhe thotë se do ta nokautojë dhe ai nuk do të ngritet më si herën e kaluar.

“E vizualizoj këtë meç vazhdimisht. Dhe për ta shkurtuar bisedën.

Në fund e shoh duke e nokautuar. Ftohtë. Ai nuk do të çohet. Dhe unë do ta lë ashtu”, thotë Uajlder.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat