Salihu: Boksit të Kosovës i duhet mbështetje më e madhe 

Boksi

Salihu: Boksit të Kosovës i duhet mbështetje më e madhe 

Nga: K.Goca Më: 6 tetor 2021 Në ora: 12:12
Salihu: Boksit të Kosovës i duhet mbështetje më e madhe 

Abdyl Salihu vazhdimisht është në shërbim të boksierëve.

Qëllimi i tij është në promovimin e boksierëve dhe në arritjen e rezultateve sa më të mira në çdo garë.

Ai tha se po punojnë me përkushtim në  të gjitha rrafshet për të arritur më të mirën sidomos në vitin 2022. 

Image

Kur u krijua dhe nga kush “ArenaRing Management Promotion”?

Avdyl Salihu: Kompania ime quhet “ArenaRing Management Promotion” dhe te njëjtën e kam krijuar personalisht unë. Ne te njëjtën kompani funksionojmë tre degë, ajo e promotorit, menaxherit dhe matchmakerit. Motivi pse e kam hapur këtë kompani është mbështetje e boksierëve shqiptar kudo që gjenden, por edhe boksierëve tjerë sidomos ata nga nivelet e ulëta dhe duke i ngritur te njëjtit lart. 

Nëse një person nuk krijon diçka ne karrierën e tij nuk mund te jetë i suksesshëm sepse duhet qe te shkohet me hapa te sigurta drejt qëllimit, andaj për 3 vite sa funksionon kompania ime kam krijuar disa boksier që tani kanë rekorde të mira,  por kam organizuar edhe disa ndeshje për tituj, internacional, interkontinental, Evrope e bote ne disa federata ku ndër ta janë WBC, WBO, UBO, UBF dhe jam shumë krenar me punën time. 

Cili është pozicioni juaj në kompani?
Avdyl Salihu:
 Unë jam themelues kurse pozicioni im në kompani është Promotor, Menaxher dhe Matchmaker. 

Sa ngjarje pro boksi keni drejtuar në Kosovë?

Avdyl Salihu: Ne Kosove ne bashkëpunim me partnerin Muharem Gjocaj kam drejtuar deri me tani 2 evente të mëdha ku bokseret tanë janë ndeshur për UBF dhe UBO Titull kurse ngjarja e ardhshme është më 27 dhjetor 2021. Dua te ceki se ne eventin e fundit kemi arritur që të zhvillojmë një spektakël shume te madh ku i kemi dhënë hapësirë të gjithë boksierëve shqiptar që jetojnë jashtë vendit duke u ndeshur me boksier shume te fuqishëm nga Evropa, ndër ta Kamer Maloku fitoj titullin e botës në UBO duke mposht kroatin Bosko Misic. 

Në cilat vende të tjera veproni?

Avdyl Salihu: Kryesisht veproj ne Zvicër, Gjermani, Belgjikë si dhe në Kosovë e Maqedoninë e veriut. 

Cila ishte ngjarja e fundit në Kosovë, dhe cila është ajo e radhës?

Avdyl Salihu: Ngjarja e fundit ishte verës ne muajin gusht ne Pejë të Kosovës, kurse e ardhshmja do jetë më 27 dhjetor 2021 poashtu ne Pejë të Kosovës. Vitin e ardhshëm planifikoj te organizoj 3 evente ne Fier të Shqipërisë, Dortmund të Gjermanisë dhe Pejë të Kosovës. 

Me cilat kampionate, organe drejtuese dhe kompani të tjera po punoni?

Avdyl Salihu: Nëse dëshiron të jesh i suksesshëm në jetë duhesh te jesh i hapur ne pazarin botëror dhe të krijosh shumë kontakte korrekte me Promoter, Manager dhe matchmaker botëror. Normal në fillim e kam pasur të vështirë por me pas gjithçka ka ardhur ne vend te vet dhe sot jam shumë i gëzuar që në çdo shtet evropian kam bashkëpunëtor ku edhe do dëshiroja ti cekja disa si në Gjermani, bashkëpunoj me mikun tim Arijan Bajrami si dhe Dalibor Ban, Senad Gashi e Flavio Olega nga “Universum Promotion”. Ne Bullgari kam Zhecislav Radevski me te cilin shume punojmë se bashku. Ne Zvicër me legjendën e gjallë të boksit shqiptar si dhe menaxheri i suksesshëm, Muharem Gjocaj. Ne Hungari me Zoltan Petranyo dhe Zoltan Kiss, ne Itali me Davide Buccioni e Davide Bianchi. Ne Belgjike kam raporte shume te mira me promotorin dhe menaxherin e famshëm Yassine Maatala ku disa herë kam qen edhe matchmaker i organizimeve te tij dhe tani ne muajin nëntor po ashtu do jem i angazhuar ne eventin e madh qe do organizoj Maatala. 

Cilat janë shpresat dhe synimet për boksin pro në Kosovë?

Avdyl Salihu:  Boksierët që jetojnë në Kosovë fatkeqësisht janë nën ndikim të politikës botërore pasi për të dal jashtë vendit duhet të nxjerrin viza dhe zakonisht kjo ju krijon atyre shumë probleme. Kjo ka ndikuar qe të kemi shume pak boksier profesionist që jetojnë ne Kosove. Prandaj ky shtet pa dashjen e tyre është përqendruar tek bokserët me prejardhje kosovare por që jetojnë në diaspore dhe prej tyre ka shume që sot po dridhni ringjet botërore ku do cekja kampionin e botës Haxhi Robin Krasniqi si dhe ish kampionin Luan Krasniqi. Po ka edhe shumë kampion tjerë që vijnë po nga ky shtet. Me profesorin tim, ashtu si e quaj unë Muharem Gjocaj i cili njëkohësisht jemi partner ne organizimet që i bëjmë në Kosovë, kemi filluar një projekt të madh dhe për 1 vit kemi zhvilluar 3 gala mbrëmje duke sjell shume boksier kualitativ ne ketë vend dhe duke i dhënë Pejës primatin qyteti i boksit profesionist. Dua të falënderoi edhe presidentin e federatës së Kosovës, Nexhi Zeka i cili na mbështet gjithnjë ne pjesën teknike por është edhe një mbështetës i madh i boksierëve kosovar që jetojnë jashtë vendit. 

Si është tregu për boksin pro atje? Çfarë lloj njerëzish kënaqen me sportin dhe paguajnë për ta parë atë? Cilat janë qëndrimet lokale ndaj tij (të mira apo të këqija)?

Avdyl Salihu: Tregu siç thash ne shtetin e Kosovës është minimal sepse ka ndikuar politika botërore me vizat dhe te njëjtit janë përqendruar me përfaqësuesit e tyre qe jetojnë jashtë vendit kurse sa i përket popullit duhet thënë se e njohin shumë këtë sport, sepse Kosova ka qen fuqi botërore  dikur edhe ne boksin amator ku kane dal shumë emra te njohur ndër ta Aziz Salihu, i cili ka disa medalje evropiane, botërore e olimpike, ndërkohë që ekipi i dikurshëm i Prishtinës ka qen një ndër skuadrat më të forta në Evropë. Nga ana tjetër, nga ky vend kanë dal edhe shumë kampion Evropë, bote edhe në boksin profesionist. Sa i përket qëndrimeve lokale, mendoj se mungon shumë sponzorizimi dhe kjo nuk është e mbuluar aq sa duhet kur dihet se harxhimet janë të mëdha për të organizuar një event. Shpresoj shumë se në të ardhmen do të mbështetemi më shumë sidomos nga komunat dhe kompanitë e mëdha.  

Çfarë i duhet pro -boksit kosovar për të pasur sukses?

Avdyl Salihu: Mendim i imi është që boksit të Kosovës i duhet mbështetje më e madhe nga sponsorët si dhe mbështetje maksimale nga shteti kur bëhet fjalë për marrjen e vizave. Kështu kjo do të na jepte vullnet edhe neve manaxherave që të koncentrohemi ne prodhimin vendor dhe ti ngrisim ata lartë në majat botore. 

Cilat janë pengesat për këtë sukses?

Avdyl Salihu: Populli shqiptar njihet me një karakter luftarak por edhe shume të talentuar dhe kjo është dëshmuar me sukseset që kemi arrit. Andaj pengesa më e madhe siç thashë janë vizat dhe sponzorizimi më i madh. 

Si është mbulimi mediatik?
Avdyl Salihu: 
Mbulimi mediatik mund te them se është në një nivel i kënaqur. Deri me tani kemi qen te mbuluar nga disa media te shkruara por edhe televizione dhe ngjarjet tona gjithnjë kane qen te transmetuara Live. Ne te ardhmen planifikoj te fus edhe sistemin “Pay per View” ku do jemi te mbuluar edhe me shume në botë. 

Cilët boksierë nga Kosova kanë potencial për sukses ndërkombëtar?

Avdyl Salihu: Mendim i imi personal është se gjasat për suksese ndërkombëtare më të mëdha i kanë Labinot Xhoxhaj i cili momentalisht gjendet i 34 ne renditjen botërore në peshën Cruser, mandej kemi Edmond Zefi i cili është një luftëtar shumë i madh por nuk duhet te harruar as Kamer Malokun, Shpetim Shalen, Sherif Morina, Armend Xhoxhaj, Shkelqim Ademaj, Dardan Avdylaj, Bernardin Jakaj, Bujar Tahiri, Faton Vukshinaj, Ramadan Hiseni e disa të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat