Haxhi Krasniqi para meçit të madh: Askush nuk është aq i disiplinuar sa unë në përgatitje

Boksi

Haxhi Krasniqi para meçit të madh: Askush nuk është aq i disiplinuar sa unë në përgatitje

Më: 6 tetor 2021 Në ora: 15:59
Haxhi Krasniqi në konferencë, foto Eroll Popova

Haxhi Krasniqi do të ndeshet kundër Dominic Bosel në GETEC Arena në Magdebur të Gjermanisë.

Meçi do të zhvillohet të shtunën mbrëma.

Krasniqi do të mbroj titullin WBA të cilën e fitoj pikërisht nga i njejti kundërshtar.

Image

Foto Eroll Popova

Gjatë konferencës media, boksieri nga Juniku është  shprehur se  të shtunën do të jetë në formën më të mirë të mundshme.

“Kam dhënë gjithçka për këtë luftë. Askush nuk është aq i disiplinuar sa unë në përgatitje, as pushime, as pushime, asgjë! Të shtunën do të jem në formën time më të mirë“ – ka thënë Krasniqi.

34-vjeçari deri më tani ka shënuar 51 fitore dhe gjashtë humbje, 19 prej tyre i ka fituar me nokaur dhe 32 me pikë të grumbulluara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat